Kuriozitete
Plas skandali me 4 futbollistë në Brazil, filmohen në dhomat e zhveshjes në akt e sipër
Një skandal seksual ka përfshirë futbollin në Brazil. Sport Clube Gaucho është një klub futbolli në divizionin e tretë në Brazil. Që prej vitit 1980-s, ata nuk kanë mundur të ngjiten nga kjo kategori pasi ranë nga kategoria e dytë.
Mirëpo, përveç kësaj katër lojtarë të kësaj skuadre janë bërë pjesë e një filmimi ku tregon gjestet e turpshme në dhomat e zhveshjes. Kjo i ka kthyer ata në qendër të vëmendjes jo vetëm në Brazil por në të gjithë botën, pasi video tashmë po bën xhiron në rrjetet sociale.
4 lojtarët janë hequr nga skuadra dhe kontratat u janë anuluar menjëherë pasi ka dalë video brenda në dhomat e zhveshjes së ekipit. Imazhet e videos janë të rënda, pasi duket një lojtar i cili kap nga penisi 2 lojtarë të tjerë, teksa një tjetër i filmon.
Presidenti i klubit Gilmar Rosso menjëherë pas këtij rasti është shprehur:
Kur i bëra play videos e ndala menjëherë. Ishte e shpifur. Nëse ata duan të pinë, të jenë gay apo të bëjnë çfarëdolloj gjëje jashtë mund ta bëjnë. Por fakti që e kanë bërë në dhomat e zhveshjes është i rëndë. Nuk jemi ne ruajtës të moralit apo mënyrave të sjelljes. E vetmja gjë që na prek është filmimi i kësaj videoje në dhomat e zhveshjes së ekipit”,- ka përfunduar ai.