Showbiz
Përfundon seriali Dashuri e pafund – Ja reagimi i fansave!
Ka përfunduar dje në Tring seriali i mirënjohur “Dashuri e pafund”. Ky serial ishte një sukses i padiskutueshëm si në Turqi, ashtu edhe në vendin tonë. Aktualisht, historia e Kemal dhe Nihan është transmetuar në dhjetëra vende në botë duke fituar kështu zemrat e mbarë publikut, pa dallim kombësie.
Por a ishte ky fundi që prisnim?
Fansat në Turqi janë shprehur se kanë qenë të shokuar nga fundi i serialit. Ata dëshironin një fund të lumtur për protagonistët e tyre të preferuar Nihan dhe Kemal. Shumica prej tyre janë shprehur kundër vendimit të regjisorit të filmit për t’i dhënë një fund kaq të errët dashurisë për të cilën u luftua aq shumë.