Kuriozitete
Kjo është pishina më e bukur në Kosovë (FOTO)
Zllakuqani i Klines perveç që njihet si fshat që është vizituar nga Nena Tereze në Tetor të vitit 1982, ky fshat po ashtu njihet edhe për vlera të larta patriotike dhe kulturore.
Gjatë luftës së fundit ky fshat kishte strehuar mijëra refugjatë që kishin ardhur kryesisht nga rajoni i Mitrovices. Pas luftes si shumë familje tjera edhe familja Heqimaj, kishte vendosur që mundin e tyre të kursyer me gjenerata ta investoj në këtë fshat.
Ata kishin vendosur të investonin në ndertimin e një pishine moderne, me pajisje moderne evropiane.
Projekti i investuar nga familja Heqimaj ishte përuruar në vitin 2004, dhe që nga ky vit, pushuesit nga mbarë Kosova, ditët më të nxehta të verës i kalojnë në Pishinen Europark.
Edhe këtë vikend fluksi i pushuesve ishte jashtëzakonisht i lartë, mirëpo, duke pasur parasysh faktin se kapacitetet e kësaj pishine janë relativisht të larta, mundësia që pushuesit të kalojnë momente relaksi janë të mëdha.
Vlenë të theksohet se gjatë gjithë periudhes prej se është funksionale kjo pishinë, nuk ka ndodhur asnjë incident. Kjo fale kultures së madhe të pushuësve nga e gjithë Kosova, por po ashtu edhe falë kulturës së lartë të stafit, pronarëve dhe qytetarëve vendas.
Më poshtë ju sjellim disa foto të realizuara gjatë vikendit në Pishinën Europark./Infokusi.com