Showbiz
Premierë: Kida thotë “Pe du” (Video)
Këngëtarja Kida ka prezantuar për fansat projektin e saj më të ri muzikor, këngën dhe klipin “Pe du”.
Kënga është mjaft verore, ndërsa në një bisedë për Telegrafin, këngëtarja ishte rrëfyer ekskluzivisht rreth punës për këtë këngë.
“Në këngën time të re kësaj radhe vij solo, është një këngë shumë ritmike-verore , e cila fillimisht është realizuar si gjithnjë nga Zzap dhe Chriss, ndërsa tekstin e saj e ka shkruar Fero. Kënga “Pe du” trajton një temë dashurie, e cila është shumë e përshtatshme për verën”, kishte thënë Kida për Telegrafin.
Ndërkohë, ajo vjen mjaft atraktive dhe joshëse në klipin e ri, xhirimet e të cilit janë realizuar në Ulqin, nga produksioni Filmnation. /Telegrafi/