Showbiz
Nicki Minaj shtatzënë?!
Nicki Minaj ka shkaktuar së fundmi një “rrëmujë” të madhe në rrjetin social Twitter.
Gjithçka nisi nga një status i reperes, e cila kishte shfaqur një ikonë emotive me fytyrën e një bebeje.
Mos-tregimi i arsyes se përse ka bërë këtë gjë, ka çuar fansat në dyshim për një shtatzëni të mundshme të reperes amerikane.
Dyshimet u shtuan kur 32-vjeçarja pëlqente disa postime në Twitter ku përdoruesit shpreheshin se ajo do të bëhet nënë.
Disa nga teoritë kishin të bënin me faktin se ky status ka të bëjë me albumin e saj të ri, por që shumica e komentuesve hidhnin dyshimet për shtatzëni.
Akoma më misterioze për fansat bëhet ‘babi’ i fëmijës nëse lajmi është i vërtetë, pasi dihet që ka vetëm pak kohë që Minaj i ka dhënë fund lidhjes me Nas. /Telegrafi/
👶🏽
— NICKI MINAJ (@NICKIMINAJ) July 11, 2017