Connect with us

Brenda vilës së Pablo Escobar që është shndërruar në hotel luksoz (Foto)

Kuriozitete

Brenda vilës së Pablo Escobar që është shndërruar në hotel luksoz (Foto)

Për më shumë se 10 vite, shtëpia e “mbretit” Pablo Escobar në Tulum të Meksikës ka qëndruar e zbrazur, por biznesmeni Lio Lamc ka vendosur ta ndryshojë.

Ai ka arritur të ndërtojë një hotel luksoz më pesë yje “Casa Malca” e cila posedon 35 dhoma luksoze gjumi, që janë të dedikuara për klientët e përzgjedhur.

Banorët e asaj zone thonë se Pablo Escobar, karteli i të cilit brenda një dite fitonte afro një miliardë dollarë, këtë rezidencë e kishte ndërtuar në vitet e 80-ta.

Kjo vilë gjendet shumë pranë plazhit, dhe ofron pamje të rralla që shumë njerëz ëndërrojnë t’i shijojnë. Qëndrimi për një natë në shtëpinë e Escobarit kushton rreth 450 euro.

Kurse ky hotel posedon edhe saunë nëntokësore, pishina pranë detit, fusha sportive, kurse skulpturat dhe pikturat e shtrenjta nuk mund të mos vërehen nëpër dhoma e holle të hotelit.

Shumica e pemëve dhe perimeve që serohen janë të freskëta nga kopshti i hotelit, të cilat i mbjellin banorët e asaj zone.

Lio Lamc i cili për herë të parë kishte vizituar këtë vend në vitin 2013, kurse renovimet në vitin 2012, thotë se arsyeja pse kishte vendosur të investoj pasi i dukej një veprim sfidues. /Lajmi.net/

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top