Kuriozitete
Flet kuksiani që gjeti portofolin me 1000 euro: E takuam gjermanin dhe ja si na shpërbleu
Sot një familje nga Kukësi e ka nisur ditën me një gjest tejet human , teksa kishte gjetur një portofol të një shtetasi gjerman dhe ia ka kthyer atë menjëherë bashkë me shumën monetare dhe me dokumtentat.
Ky lajm është bërë i ditur nga JOQ.al pasi Azem Brahaj bashkë me të birin lajmëruan se kishin gjetur një portofol dhe donin t’ia kthenin pronarit të tij, shtetasit gjerman.
Por si e takuan turistin gjerman Azem dhe i biri i tij? Një familjar i tyre ka shkruar pranë JOQ para pak minutash ku shprehet?
Falënderoj djalin tim Aldon qe mbas gjetjes se portofolit me 1100 euro dhe dokumente gjermane u mundua te lidhet me kte person per t’ia kthyer … Pasi u lidh nëpërmjet Facebook u dorezua tek personi te cilit i kishin humbur… Ketë gjest e bën çdo shqiptar por dhe gjermani qe u gëzua shumë kur mori dokumentet dhe portofolin dhe gjermani tregoj si qytetar evropian kulturën e tij u përgëzua ndërruam nr e telefonit dhe ne fund e falënderoj Aldon me 100 euro respekt. Rasti ne fjalë ka Ndodhur ne Pogradec . personi icili ka gjetur portofolin me 1100 € dhe dokumentat e Gjermanit patentë, kartë identiteti dhe pasaportë i janë kthyer mbrapsht gjermanit”, përfundoi ai.
Një gjest që të ngre zemrat peshë.