Kuriozitete
Ky njeriu shkon çdo ditë në punë me avion, kjo është arsyeja
Curt Von Badinski, një inxhinier mekanik dhe bashkë-themelues i një kompanie me bazë në San Francisko të teknologjisë, ka një distancë të gjatë udhëtimi prej gjashtë orë në ditë për në punë nga Los Angeles- shumica e kësaj me aeroplan.
Pesë ditë në javë, ai ngrihet në orën 05:30 dhe me makinë bën 15 minuta për në aeroportin e Bob Hope Burbank, për të bërë një udhëtim 90 minuta për në Oakland, që ndodhet 668 km larg. Ai paguan një tarifë mujore prej 2 mijë e 300 dollarë që të mund të shfrytëzoj fluturime të pakufizuara të një aeroplani privat.
Mirëpo gjatë udhëtimit në aeroplan, ai e shfrytëzon kohën për të punuar. Mirëpo, për të paraqitet një problem tjetër. Për shkak të distancës së madhe mes vendeve ka edhe një mospërputhje të madhe në klimë. Në Los Angeles mund të jetë mot me diell, por ne San Francisko mund të jetë mot i ftohtë dhe mjaft i vranët.
Ai zakonisht kthehet në shtëpi pas orës 21. Megjithatë, ai thotë se e justifikon këtë udhëtim të gjatë çdo ditë nga dëshira për të pasur çdo gjë që ai donë.
“Unë jam gjithmonë i ngazëllyer për të filluar ditën”, ka thënë ai.
Ky është njeriu që shkon çdo ditë në punë me avion