Connect with us

Ky është heroi sypatrembur që u fut të shpëtonte motrat që po mbyteshin, por dallgët i morën jetën

Kuriozitete

Ky është heroi sypatrembur që u fut të shpëtonte motrat që po mbyteshin, por dallgët i morën jetën

Benjamin Ferati është 24-vjeçari nga Tetova e Maqedonisë i cili shkoi menjëherë në ndihmë motrave që po mbyteshin në plazhin e Zvërnecit pranë Portonovës në Vlorë, rreth një orë më parë.

Burme për JOQ.al bëjnë me dije se Benjamini kishte shkuar në plazh për të pushuar së bashku me të dashurën e tij kur njëra prej motrave të dy vajzave që po luftonin me dallgët e forta të detit ka shkuar të lajmëronte 24-vjeçarin për ndihmë.

Ai dhe vajza janë futur në ujë për të shpëtuar vajzat por fatkeqësisht të rinjtë nuk kanë mundur t’i bëjnë ballë dallgëve të forta dhe trupat e tyre janë nxjerrë të pajetë në breg. E vetmja që ka mundur të shpëtojë është vajza e cila i kërkoi ndihmë të riut nga Tetova.

Ajo dhe e dashura e Benjaminit ndodhen në gjendje shoku nga ngjarja e rëndë dhe kanë mundur ta marrin veten vetëm disa minuta më parë në spital.

Të rinjtë që kanë humbur jetën identifikohen si:

  1. Manuela Maraj, 27 vjeçe, banuese në Babicë të Madhe, Vlorë.
  2. Xhoana Cani, 25 vjeçe, banuese në Tiranë.
  3. Benjamin Ferati, 24 vjeç, banues në Tetovë, Maqedoni

Kjo është ngjarja e dytë e rëndë e shënuar në qytetin e Vlorës mesditën e sotme, pasi një 14-vjeçar humbi jetën në mëngjesin e sotëm, duke e çuar në 4 numrin e të mbyturve ditën e sotme në qytetin jugor.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top