Kuriozitete
E turpshme ajo që i ka ndodhur një pushueseje në Durrës. Pronari i shtëpisë më …
Një qytetare nga Kosova që kishte ardhur për të kaluar pushimet në Durrës, ka treguar një përvojë të keqe që i kishte ndodhur pikërisht në qytetin bregdetar më të madh të Shqipërisë.
Ajo fillimisht ka kërkuar që të mos i publikohet emri, për shkak se ndaj saj mund të hakmerreshin, por ka treguar skandalin që kishte ndodhur.
Ajo ka treguar se si pronari i banesës që kishte marrë me qira në Durrës, e kishte larguar atë nga shtëpia para kohe.
“Unë e kisha paguar shtëpinë për 10 ditë, por në ditën e 9-të më nxorri nga banesa’, është shprehur ajo për Infokusi.com.
Kjo pushuese ka kërkuar që shqiptarët nga Kosova të kenë kujdes kur vijnë për pushime në Shqipëri, e sidomos në Durrës.
Në fakt ky nuk është rasti i vetëm kur pushuesit nga Kosova mashtrohen dhe gënjehen në Shqipëri.
Ditët e fundit, policia nuk i lejon që autobusët nga Kosova të shkojnë deri në shesh qëndrimin e tyre në Durrës, duke i ndaluar që tek ura e Dajlanit.