Connect with us

“Mos ma shkatërroni jetën, martohem me 26 gusht” shpërthen në lot i riu që u prangos për 1.3 ton drogë

Kuriozitete

“Mos ma shkatërroni jetën, martohem me 26 gusht” shpërthen në lot i riu që u prangos për 1.3 ton drogë

Policia e Kavajës arrestoi disa ditë më parë 3 persona në fshatin Syrenj pasi u kapën me një sasi të konsiderueshme droge në momentin që u bëri shenjë dy automjeteve të ndalonin.

Rreth 1.3 ton kanabis u sekuestrua nga policia së bashku me 3 automjete të tipit “Fuoristradë”, një furgon dhe një skaf me dy motorë që do të përdorej më pas nga autorët për shpërndarjen e sasisë së drogës.

Personat që u vunë në pranga janë Kejvi Jadari, djali i ish-Shefit të Krimeve në Kavajë Artur Jadarit (aktualisht inspektor në Peqin), RolandHysenbelliu dhe Joni Sadikaj.

Alibia e tre të rinjve në Gjykatë është hedhur poshtë pasi në një dëshmi që nuk qëndron, ata kanë deklaruar se në mjetet e braktisura kishin harruar aparatet e telefonave dhe dokumentet e identifikimit. Të rinjtë shtuan se kishin drekuar në një fshat të Kavajës dhe në mbrëmje kishin humbur rrugën e kishin ndaluar për të pyetur në një postbllok policor se si mund të ktheheshin në shtëpi.

Pronarët e vërtetë të drogës nuk janë zbuluar ende pasi të arrestuarit janë dyshuar si bashkëpunëtorë.

Në pranga kanë rënë gjithashtu edhe 24-vjeçari Arvis Muçaj nga Vlora dhe Aristotel Kasaj.

Muçaj u arrestua në shtëpinë e tij në Vlorë disa orë pasi rezultoi se njëri nga 2 nga automjetet e braktisura në Kavajë ishte në pronësi të tij.

Ai këmbënguli se ia kishte shitur automjetin e tij 5 muaj më parë Erges Sinajt, ndërkohë që ky i fundit kishte zvarritur ditë pas dite aktin noteral të pronësisë së makinës, madje i kishte ngelur borxh edhe 300 euro. Sinaj është një person i shpallur në kërkim policor dhe dyshohet se është organizatori i trafikut të drogës.

E bleva makinën nga Aristotel Kasaj dhe më pas ia shita Ergesit, i lutesha të vinte të bënte letrat, por ai nuk pranonte. Nuk jam marrë kurrë me drogë, të tre ata që janë arrestuar në Kavajë nuk i njoh. Mos ma shkatërroni jetën, më 27 gusht martohem. Nëse del që unë jam i përfshirë në këtë histori më dënoni maksimalisht, por keni përpara një të pafajshëm,-deklaroi i riu në lot në Gjykatën e Krimeve të Rënda.

Ndërkohë që Kasaj, pronari i hershëm i mjetit deklaroi në Gjykatë se ishte në dijeni të shitjes së makinës tek Erges Sinaj, një veprim ky që pavarësisht shumës së paguar nuk është shoqëruar me dokumentacionin përkatës.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top