Kuriozitete
Truku që shpëton hekurin e djegur: Do të shkëlqejë sikur i ri
Sa për fillim, hiqni të gjitha pëlhurat e ngjitura nga fundi. Nëse nuk mund ta bëni me dorë, kapni me një pincetë apo shkop druri.
Pavarsisht nëse e keni tepruar me temperaturën apo rrobat lëshojnë vazhdimisht qime, një gjë është e sigurtë – në fund hekuri lehtë mund të digjet ose të marrë ngjyrë hiri.
Kjo nuk do të thotë se hekuri juaj më nuk funksionon, përkundrazi – ekziston një mënyrë shumë e lehtë si mund ta pastroni atë.
Sa për fillim, hiqni pëlhurat e ngjitura nga fundi i hekuirt. Nëse nuk mund ta bëni me dorë, atëherë provoni me një pincetë ose shkop druri. Pasi ta keni pastruar mirë, apikojeni këtë teknikë të thjeshtë:
Hidhni disa lugë kripë në një pecetë pambuku, të cilën e keni vendosur në tavolinën për hekurosje apo ndonjë sipërfaqe tjetër të sheshtë. Lëshojeni hekurin në temperaturë të lartë dhe pasi të fillojë të ngrohet, filloni ta hekurosni pecetën e cila është e mbuluar me kripë.