Connect with us

“Si e pashë time bijë duke vdekur, ngriti dorën lart”, flet mamaja e ruses që vdiq në Ksamil

Kuriozitete

“Si e pashë time bijë duke vdekur, ngriti dorën lart”, flet mamaja e ruses që vdiq në Ksamil

Tatiana Kulagina, nëna e 16-vjeçares ruse Kseniia Roik, e cila ndërroi jetë në plazhin e Ksamilit ka treguar në polici gjithçka që ka ndodhur atë ditë me të bijën.

Ajo shprehet se më datë 21 të këtij muaji, rreth orës 10:00 kanë shkuar të dyja në një plazh në afërsi të pikës së parkimit të mjeteve lundruese dhe konkretisht në plazhin që administrohet nga A. P., i cili gjendet përballë tre ishujve të Ksamilit.

Policia bën me dije se Tatiana ka thënë në dëshminë e saj që pasi kanë qëndruar rreth 30 minuta në rërën e plazhit, pas orës 10:30  Kseniia Roik dhe Tatiana Kulagina janë nisur me not për në drejtim të “Tre ishujve”, ku përpara ka qenë Kseniia dhe nga mbrapa ka qenë nëna e saj.

Pasi kanë përshkuar së bashku me not një pjesë të distancës, Kseniia është larguar akoma më përpara dhe Tatiana nuk po e shihte më.

Teksa po notonte pas vajzës në drejtimin nga ajo kishte notuar dhe nuk po e shihte më, kur është ndodhur më në afërsi të ishullit, në distancë 30-50 m, ka parë një njeri që nuk mundi ta përcaktonte me siguri nëse ishte vajza e saj, që në një moment ngriti krahët lart.

Ndërkaq, në atë moment, po në atë vend ku ndodhej njeriu që çoi krahët lart, Tatiana ka parë edhe një varkë të verdhë, si dhe pak më tutje, më në anë, një varkë të bardhë që ishte më e vogël se e verdha, raporton “GSH”.

Pas këtij momenti, ka parë se varka e bardhë qëndroi në atë vend, kurse e verdha u largua. Nuk ka fiksuar se sa njerëz ndodheshin në këto dy varka, por ajo sqaron ato ishin të tilla që kryenin transport pasagjerësh/turistësh, pasi kishte parë shpesh të tilla në Ksamil.

 

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top