Kuriozitete
Rrënqethëse: I shkruan letër të dashurit të ri të gruas që dashuronte
Pas një martese të lumtur disa vjeçare, Adam-i u divorcua nga bashkëshortja. Dhe për të shprehur gjithë dhembjen dhe dashurinë që ende kishte për ish- bashkëshorten, ai i shkroi një letër partnerit të saj të ardhshëm.
Për tjetrin që do ta dashurojë,
Ajo tmerrohet nga merimangat. Kështu që kur ti të jesh jashtë me miqtë duke pirë natën dhe ajo të shkruan e terrorizuar që ka një merimangë tek dritarja, të lutem shko ta vrasësh. Ajo nuk do të flejë përndryshe.
Ajo është totalisht introverte. Mund të mos të të kthejë përgjigje për orë të tëra dhe mund të mos e shohësh për një javë. Ti ke për ta marrë personale këtë. Mos e merr ashtu. Ajo thjesht po kujdeset për veten e saj dhe do të të thotë se sa shumë e ka marrë malli kur ishit larg.
Ajo bëhet shumë xheloze. O Zot sa xheloze bëhet. Ata sy kafe kthehen në jeshile të errët. Ajo e urren këtë anë të vetes, kështu që nuk e bën me qëllim. Mbaj mend se ajo të do. Siguroje që edhe ti e do.
Meqë po asim për këtë çështje, ajo ka nevojë për shumë siguri. Thuaji që e do dhe bëje mirë. Nëse nuk e bën dot këtë, largohu. Ajo meriton diçka më të mirë.
Do të ketë net që ajo do të dalë dhe do të pijë pak më shumë se ç’duhet. Do të të telefonojë që ta çosh në shtëpi. Kur ta bësh këtë, ajo do të të mbajë zgjuar gjithë natën duke të të gudulisur dhe duke të të thënë vazhdimisht: “Të dua dhe më vjen keq që jam e mërzitshme.” Ajo nuk është e mërzitshme. Por sigurohu që të ketë ujë pranë dhe mos e lër t’i bjerë të kokë derisa ta pijë, përndryshe do të ndihet shumë keq në mëngjes.
Ajo është gruaja më e pavarur që njoh. Por është kaq e pasigurt, saqë ende më thyhet zemra kur e mendoj. Ndaj kur të fillojë një debat duke thënë “ti nuk më do”, mos u nevrikos. Rikujtoje se e do dhe arsyet përse. Ajo do të qetësohet.
Macja vjen gjithmonë e para. Gjithmonë. Mos e vër kurrë në dyshim. Bëji çaj dhe mbaj mend sesi e pi kafen. Ajo do ta vërë re. Kur ajo të ketë ndonjë krizë ankthi, përqafoje dhe fërkoji kurrizin. Thuaji që është e sigurt dhe rikujtoje se ka medikamente nëse i nevojiten.
Nëse nuk e trajton dot si mbretëreshë, lër dikë tjetër që ta bëjë këtë. Ajo vajzë meriton gjithë botën. Humbja e saj është një dhembje që nuk do ta kalosh kurrë. Bota jote do të shembet dhe ato copa të thyera nuk do të ngjiten më kurrë si dikur. Mos e lër të shkojë.
Ajo do të të dojë me gjithë qenien e saj. Të lutem bëj të njëjtën gjë. Po të lutem që të mos e lëndosh. Ajo është e artë. Mos e lër atë shkëlqim të venitet.
Jepi gjithçka dhe ajo do të ta kthejë. Nuk do të të duhet kurrë më që t’i lutesh Zotit për diçka. Nga një emër që do ta dëgjosh kalimthi.