Connect with us

Ia dha kodin e Facebook-ut vjehrrës, s’do ta besoni se çfarë i bëri ajo (FOTO)

Kuriozitete

Ia dha kodin e Facebook-ut vjehrrës, s’do ta besoni se çfarë i bëri ajo (FOTO)

Një gazetar spanjoll i quajtur Jordi Llorca ka dashur që të bëjë një eksperiment duke i dhënë password-in e Facebook-ut për një javë vjehrrës së tij dhe rezultati ka qenë i paparë.

Si fillim, me t’u futur në adresën e tij, gruaja ka shtuar në listën e miqve veten dhe partnerin e saj dhe më pas nuk ka lënë foto pa i komentuar së bijës duke i thënë se “sa e bukur je”, apo duke ia bërë qejfin, sikur t’ia komentonte djali.

Më pas, ajo ka ndryshuar statusin e tij nga “beqar” në “në një marrëdhënie me Sarën”, (vajzën) duke bërë që komente të shumta të vërshojnë dhe të pyesin gazetarin në lidhje me këtë.

Sigurisht, ajo nuk ka mbaruar me kaq, statuset idiote dhe ngarkimi i një mikrovale kanë qenë bëma e radhës, duke shkruar se “nga këtu e tutje do të jem shtëpiak”.

Djalit i ka ikur truri kur ka parë se vjehrra ka bërë like faqen “Horoskopi i zi” dhe mezi ka duruar të presë deri ditën e fundit kur ajo ka ngarkuar foton e saj dhe bashkëngjitur ka shkruar: Ju prezantoj vjehrrën, a e shikoni sa i bukur jam unë? Jam si kafshë!

Epo, jepjani vjehrrës passwordin po deshët, po s’ju bëri gazi i botës!

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top