Kuriozitete
Gruaja e prekur nga kanceri i gjirit poshtërohet në aeroport: U detyrova të hiqja paruken
Ajo quhet Denise Albert dhe është një grua amerikane e cila po lufton kundër kancerit të gjirit.
Në një intervistë televizive, Denise tregoi se si pak ditë më parë, u poshtërua publikisht dhe u “dhunua” në pjesët intime nga punonjësit e sigurisë së aeroportit.
Gjithçka ndodhi në aeroportin e Los Angeles, ku disa punonjës sigurie, pavarësisht se Denise u kishte thënë se kishte me vete një krem që tregonte se i ishte nënshtruar mastektiomisë për heqjen e gjirit dhe se po bënte kimioterapi, vendosën të testonin vetë gjoksin, duke e kontrolluar.
Kështu siç shkruan noa.al, ajo u detyrua të hiqte paruken, për t’iu treguar punonjësve efektet e kimioterapisë.
Videon e saj ajo e publikoi në Facebook, ku shihet vetëm pjesa e fundit e gjithë sa ndodh, kur ajo u shoqërua në një zonë të rezervuar për t’u shpjeguar.