Kuriozitete
Keni kujdes! Këto lloj pijesh që konsumoni çdo ditë rrezikojnë t’iu çmendin
Njihet si fakt që sheqeri tek pijet me gaz dhe ëmbëlsirat favorizon obezitetin dhe sëmundjen e diabetit, por a është i dëmshëm për shëndetin mendor?
Një studim bën me dije se kjo e dhënë ka ndikim më të madh tek meshkujt, por shumë hulumtues i shohin këto përfundime me skepticizëm.
Sipas këtij studimi të publikuar së fundmi nga revista “Scientific Reports”, burrat që kanë konsum më të lartë të sheqerit përmes ushqimeve si ëmbëlsirat apo pijet me gaz rrezikojnë 23 për qind më tepër për të pasur çrregullime në zhvillimin mendor si depresion apo kriza ankthi në pesë vitet e ardhshme.
“Studimet tona sugjerojnë se konsumi i sheqerit nga ushqimi apo pijet ka ndikim në shëndetin psikologjik afatgjatë dhe se ulja e sasisë lidhet me një shëndet më të mirë psikologjik”, shkruajnë autorët e studimit, hulumtues në “University College London (UCL).
“Asnjë nga këto dy pohime nuk justifikohet nga rezultatet e studimit, që kufizohen nga disa aspekte”, argumenton një ekspert i pavarur, dietologia Catherine Collins, zëdhënëse e Shoqatës Britanike të Dietologjisë.