Connect with us

Gjërat që kalojnë çiftet gjatë pushimeve të verës

Kuriozitete

Gjërat që kalojnë çiftet gjatë pushimeve të verës

Po planifikoni një udhëtim së bashku dhe ti ndihesh shumë e emocionuar pasi mendon se këto do të jenë pushimet më romantike që do t’ju afrojnë shumë me njëri-tjetrin?

Ok. Por mos harro se të gjitha çiftet në udhëtimete tyre, përveç momenteve të bukura, përballen edhe me shumë zënka dhe probleme, të cilat nëse nuk menaxhohen me qetësi, mund tju prishin gjithë humorin….

Ja cilat janë 7 gjërat me të cilat do të përballeni zakonisht:

1. Do të debatoni bashkë në aeroport

Debatet në aeroport janë shumë të shpeshta dhe kjo për arsye nga më të ndryshmet: zgjodhët gate-in të gabuar, ai të kritikon pasi ke marrë shumë valixhe me vete, e të tjera tematika të ngjashme.

2. Do të debatoni për orientimin dhe adresat në hartë

Kjo është gjëja më tipike që ju ndodh jo vetëm çifteve në udhëtimin e tyre të parë, por ndodh rëndomë gati me të gjithë. Ai me siguri do të të fajësojë ty për ngatërresën me adresën ndërsa ti do të fajësosh atë…Kujdes, mos e zgjasni shumë këtë debat pasi mund të përfundoni të ulur në një stol apo në makinë e mos të flisni fare me njëri-tjetrin për orë të tëra.

3. Do të debatoni lidhur me vendet që dëshironi të vizitoni

Meshkujt dhe femrat e shohin botën me sy të ndryshëm, prandaj nuk ka si mos të ketë debate edhe për vendet e preferuara që ju doni të vizitoni. Ti mbase do të duash të shkosh në qendër tregëtare e të bësh shopping për orë të tëra, ndërkohë që partneri mund të dojë të shkoni në atë barin anës detit. Prandaj, mundohuni të bëni kompomise për të mos përfunduar të ndarë në destinacione të ndryshme gjatë pushimeve tuaja.

4. Do ta detyrosh atë të bëni me qindra shkrepje për një foto të vetme

Femrat në përgjithësi janë shumë të fiksuara pas fotove dhe bëjnë me qindra shkrepje deri sat ë arrihet fotoja perfekte. Prandaj meshkujt nervozohen nga kjo gjë dhe këtu mund të lindë debati i rradhës…

5. Ju do të bëni shumë seks

Thjesht fakti që jeni me pushime, larg angazhimeve të punës dhe rutinës së përditshme, si dhe koha e bukur dhe pamja e plazhit, do t’ju frymëzojnë për të bërë sa më shumë seks së bashku. Mbase vetëm në një javë të vetme do të rikuperoni seksin jo dhe aq të mirë për muaj të tërë.

6. Njëri nga ju do të digjet nga dielli

Edhe kjo është ndër fenomenet më tipike që ndodh thuajse me çdo çift gjatë pushimeve verore. Njëri nga ju do të neglizhojë të lyhet me kremin mbrojtës dhe do të digjet. Thjesht ky fakt mund të kthehet në debat të tipit: “Sa herë të thashë të lyesh me kremin mbrojtës por ti nuk dëgjon askënd. Mirë t’u bë”.

7. Njëri nga ju do të helmohet me ushqim

Edhe helmimi nga ushqimi është tipik gjatë pushimeve të verës. Prandaj bëni kujdes me restorantet që frekuentoni për mos të prishur pushimet tuaja.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top