Connect with us

Shkencëtarët zbulojnë strategjinë dietale për obesitetin me përbërësin e specit djegës

Kuriozitete

Shkencëtarët zbulojnë strategjinë dietale për obesitetin me përbërësin e specit djegës

Shkencëtarët e kanë zbuluar një strategji dietale, e cila mund ta adresojë obesitetin duke e reduktuar endotoksimin, një kontribues madhor në inflamacionin e ulët kronik (CLGI).

 Hulumtuesit e zbuluan një ndërveprim midis kapsaicinës dietale (CAP), komponentit kryesor në specin djegës dhe mikrobiotës së zorrëve.

Ky mekanizëm i ri për efektin anti-obesitet të CAP vepron përmes parandalimit të disbiozës mikrobike dhe pengesës së mëpasme të mosfunksionimit të zorrëve gjë që mund të çojë në CLGI.

Hulumtimi është publikuar më 23 maj në “mBio”, një revistë kjo me qasje të hapur e Shoqatës Amerikane për Mikrobiologji, transmeton koha.net.

Pak dihet për rolin e mikrobiotës së zorrëve në efektin anti-trashje të CAP-it. Sekuencionimi i gjenit 16S rRNA me transmetim të lartë zbuloi se CAP e kishte rritur ndjeshëm bakterien butiragjenike të zorrës, e cila është e dobishme për shëndetin dhe e zvogëloi bakterien LPS-prodhuese dhe biosintezën LPS.

Duke e përdorur transplantimin e antibiotikëve dhe mikrobiotës, hulumtuesit treguan se mikrobiota e zorrëve e luan një rol shkaktar në fenotipin dietik të mbrojtjes së shkaktuar nga CAP-i, kundrejt CLGI-it të prodhuar me dietë me përbërje të lartë të yndyrës. Për më tepër, inhibimi i receptorit kanaboid të tipit 1 (CB1) u përfshi pjesërisht në efektin përfitues të CAP-it. Së bashku, këto të dhëna sugjerojnë se mikrobiomi i zorrëve është një faktor kritik për efektet anti-trashje të CAP-it

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top