Kuriozitete
Pesë llojet e njerëzve, të cilët ua marrin energjinë dhe lumturinë
Janë në gjendje që, nga çdo imtësi, të bëjnë dramë dhe ta shohin problemin aty ku nuk është. E kemi fjalën për njerëzit, të cilët na e marrin tërë energjinë pozitive, duke na lënë të pafuqishëm dhe të palumtur, përcjell lajmi.net
1. NARCISËT Janë njerëz të dashuruar në veten e tyre dhe presin që të gjithë të tjerët t’ju rrinë në këmbë. Janë të bindur se gjithmonë kanë të drejtë, dhe se janë më të mirë sesa të tjerët. Nuk kanë mëshirë dhe dinë të jenë tepër të pashpirt ndaj të tjerëve. Kundër tyre më së lehti është që të luftoni me vetëbesim. Mos lejoni që, për shkak se ata e adhurojnë veten, ju të ndiheni keq. Nuk e meritoni një gjë të tillë.
2. VIKTIMAT Këta njerëz nuk janë aq imponues sa narcisët. Por, ata e thithin jetën nga të tjerët me anë të energjisë së tyre negative. Janë të bindur sesi tërë jetën u ndodhin vetëm gjëra negative. Nga ky lloj i vampirit psikologjik mund të mbroheni ashtu që, e dëgjoni një a dy minuta, e më pas e ktheni kokën anash, në shenjë mosinteresimi. Nëse kjo nuk bën punë, atëherë i thoni haptazi se, duke u ankuar, nuk do të ndreqë asgjë. Nëse as kjo nuk ‘ndez’ atëherë thjesht, mos rrini me persona të tillë.
3. KONTROLLUESIT Janë njerëz dominues dhe imponues, të cilët duan që çdo gjë ta kenë nën kontroll. Dinë të përdorin kërcënime dhe manipulime, me qëllim që t’ju detyrojnë të bëni atë që ata dëshirojnë. Ndonjëherë bile mund të bëhen edhe agresivë, por edhe t’ua shkaktojnë ndjenjën e fajit. Kjo i bën ata më të rrezikshëm sesa llojet e tjera të vampirëve psikikë. Mbrojtja më e mirë nga ta është që t’ua bëni me dije se ku është kufiri dhe ta respektoni strikt atë kufi edhe vetë.
4. KURRË NUK U PUSHON GOJA Ky lloj njerëzish mundet deri në pafundësi që të flasë për veten e vet, për atë që i ka ndodhur, për punën e vet… duke mos u ndalur kurrë, për t’ia dhënë edhe palës tjetër mundësinë që të thotë ndonjë gjë. Kini kujdes nga kësi njerëz, meqë ua thithin energjinë për vetëm disa minuta. Mënyra më e mirë e mbrojtjes nga ta, është që të mos rrini fare me ta dhe të mos bisedoni me ta për asnjë temë.
5. DRAMATIZUESIT Janë në gjendje që asgjënë ta bëjnë të madhe dhe të shohin probleme aty ku nuk ekzistojnë. Sapo të hyjnë në dhomë, zhduket qetësia dhe fillon që të ndihet nervozizmi. Që të mbroheni nga njerëz të këtillë, mënyra më e mirë është që t’i injoroni. Edhe pse janë më pak të rrezikshëm sesa vampirët e tjerë psikikë, edhe dramatizuesit ua thithin energjinë nëse ua lejoni një gjë të tillë. Çelësi i mbrojtjes nga njerëzit e tillë, është vendosja e kufirit të tolerancës së sjelljes së tyre. Në fillim mund të jetë pak më vështirë, meqë mund të kundërshtojnë, por shumë shpejt do të dorëzohen. Do të kërkojnë dikë tjetër për ta terrorizuar. /Lajmi.net/