Connect with us

Kamerierja nuk njeh kryeministrin, e lë të presë 20 minuta (FOTO)

Kuriozitete

Kamerierja nuk njeh kryeministrin, e lë të presë 20 minuta (FOTO)

Një studente, që për të siguruar të ardhura punonte në restorant, ka treguar sikletin e përjetuar pasi nuk kishte njohur Kryeministrin e vendit të saj ndërsa i shërbente.

Studentja irlandeze, Emma Kelly, nga Dublini, i kërkoi Leo Varadkar dhe shokut të tij të prisnin në bar për 20 minuta mbrëmjen e së dielës.

“Ata donin të uleshin jashtë kështu që u thashë se do të prisnin”.

Ajo tha se i kishte pyetur atë nëse ishin irlandezë, para se ta akomodonte në një “tryezë të vogël”.

Pasi një mike i vuri në dukje se kush ishte, Kelly njoftoi në Twitter për takimin rastësor, duke shkruar:

“Sinqerisht, çfarë është e gabuar tek unë?”

20-vjeçarja, e cila është në SHBA me një vizë studimi të posaçëm për verën, tha se ndihej “e zënë ngushtë” nga episodi dhe kërkoi falje përpara se ta ulte kryeministrin irlandez dhe shoqëruesin e tij në një tjetër tryezë të madhe.

Ai ishte me të vërtetë i këndshëm dhe nuk u revoltua nga fakti se nuk e njohëm. Kështu mendoj”.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top