Kuriozitete
“Më kapi me forcë dhe ma futi në gjysëm, a kam ngelur shtatzënë?”, Olti Curri tall vajzën
Një koment i Olti Currit sipër një mesazhi shqetësues i një vajze 19 -vjeçare që kërkonte ndihmë pasi e kishin përdhunuar ka ngjallur polemika të shumta tek komentuesit.
Nuk është hera e parë që Olti kritikohet nga fansat për mënyrën e tij se si shprehet rreth situatave të vështira që mund të kaloj një person, por i përdor ato për të bërë bujë në mediat sociale.
Ai ka postuar letrën e një adoleshenteje të përdhunuar e cila nuk është e qartë nëse ka mbetur apo jo shtatzënë.
Si të kapi me forcë, edhe e ndale në gjysmë të rrugës? Pse jo ne fillim? Apo ti je me dietë po e prishe se hëngre gjysmë salçiçe! Torollake”, është ky komenti i Oltit.
Menjëherë ndjekësit e tij kanë reaguar ashpër.
Jam e shokuar. Se pari nga ju, Zoti Curri me humorin e shumtuar mbi nje vajze qe mund te kete pesuar nje perdhunim. Turp tju vij. Duhet te mbani pergjegjesi ligjore per budallalliqet qe shkruani duke konsideruar qe jeni personazh publik. Akoma me e shokuar jam nga vajzat dhe djemte qe komentojne. E beni pastaj si te indinjuar neper web kur shihni video te njerezve qe ushtrojne dhune. Hipokrite!!! Kushedi se ne cfare ambjentesh kafsherore jeni rritur qe ju defren ky lloj humori”, shkruan një komentuese.
Po si njeh shqiptaret ti sa te felliqur jane. Mezi presin te tallin te shpifin te ofendojne se bejne nje jete te frustruar. Kafshe tropikale. Kuptohet qe vajza ska dashur te kete mardhenie dhe eshte munduar ta ndaloje dhe dikur ja ka arritur. Seshte as per tu cuditur qe ska informacion se prindi nuk te flet per kto gjera se ju duket turp dhe as mesuesit nuk e trajtojne temen se sju dujet e moralshme. Curri kte radhe me zhgenjeve dhe nua me thene drejten”, replikon një tjetër.
Olti Curri cope idioti. Vetem humor nuk eshte ky. Habitem dhe nga komentet qe te perkrahin. Njerez te shemtuar”, shkruan një komentuese tjetër.