Connect with us

Paditet nga kunata, 36-vjeçari kishte shpërndarë foto të saj nudo në internet

Kuriozitete

Paditet nga kunata, 36-vjeçari kishte shpërndarë foto të saj nudo në internet

Një ngjarje e çuditshme pas një konflikti familjar ka ndodhur në Gjermani. 36-vjeçari Fatih F. është paditur në gjykatë nga motra e bashkëshortes së tij, 34-vjeçarja Suzan S. se ka shpërndarë në rrjetet pornografike foto me fytyrën e saj.

E reja akuzon kunatin se fytyrën e saj e ka vendosur në trupin e femrave të zhveshura për t’i shpërndarë fotot në internet.

Prokuroria kërkon nga 1 vit e 4 muaj në 6 vite e 8 muaj burg për të akuzuarin. Si prova për akuzën, Suzan S. ka paraqitur fotografitë e përgatitura me montazh.
Motra e Suzanës, Lale F. tha se ishte kthyer në vendlindje pas konflikteve që kishte pasur me të shoqin.

“Kur ishim në Gjermani pashë në kompjuterin e bashkëshortit disa foto nudo të motrës sime. E pyeta dhe më tha se i kishte montazhuar pasi ishte zemëruar me të, por shtoi se do t’i fshinte dhe nuk do t’i përdorte gjëkundi”.

Sipas “Hurriyet”, ajo tha më tej në dëshminë e saj se i shoqi nuk i ka fshirë, por i ka shpërndarë në faqe të ndryshme në internet ato foto.
I akuzuari me anë të avokatit të tij deri më tani ka përdorur të drejtën e heshtjes.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top