Kuriozitete
Brenda shtëpisë së njeriut të dytë më të pasur në botë (FOTO)
Shtëpia 1858 m2 e miliarderit meksikan, Carlos Slim, u bë një prej shtëpive më të shtrenjta kur doli në treg këtë pranverë në New York City.
Asokohe, shtëpia përrallore Beaux-Arts ishte publikuar vetëm me pamje nga jashtë. E tani, më në fund kemi rastin të shohim edhe fotografitë nga pjesa e brendshme e super-shtëpisë së personit të dytë në botë për nga pasuria, shkruan Business Insider.
Para pak ditësh, shtëpia ndërkombëtare e ankandeve “Sotheby’s” ka shtuar disa fotografit të shtëpisë, duke na dhënë informata shtesë se si duket një shtëpi me 25 dhoma në vlerë prej 80 milionë dollarësh, transmeton Koha.net.
Shtëpia fillimisht është ndërtuar më 1901 dhe zyrtarisht quhet Shtëpia e Benjamin N. dhe Sarah Duke.
Në vijim mund t’i shihni disa prej këtyre fotografive: