Connect with us

Rrahja deri në alivanosje s’qenka dhunë!

Kuriozitete

Rrahja deri në alivanosje s’qenka dhunë!

Traumat që ajo ka marrë do e përcjellin gjithë jetën. Në gjendje të tillë, mund të bëhet nënë,  askush nuk do e pyet si ndihet,  në atë gjendje do të rrisë breza të rinj.

Krejt kjo, sepse meshkujt te ne e shohin veten si pronarë.  Kuptojeni. Nuk jeni. Ajo ka po aq të drejta sikurse secili. Pa dallim gjinie.

Por, çfarë po ndodh me shoqërinë tonë? A do të kthjellemi ndonjëherë?

Drejtori i shkollës ku ajo ndiqte mësimet tha se mori thjeshtë disa shuplaka dhe jashtë objektit, policia pa videot deri në alivanosjen e saj dhe tha se nuk kishte shenja dhune. Tmerr.

Ku janë Qendrat Sociale? Mendoni se nëse e merrni në pyetje thotë ‘PO, nuk dua të jetojë me atë familje’. Gaboheni.

Nëse ajo do guxonte këtë, sepse nuk është rritur në atë frymë që të merr guximin, as që do i ndodhte ajo që i ndodhi.

Mos i fajësoni shokët dhe shoqet që xhiruan dhe nuk reaguan. Ju a do e bënit?

Atë e rrahën tre persona, policia thotë se vetëm njërin e kanë në mbajtje.

Edhe nëna e saj mori përgjegjësinë. Tha se ajo vet i dërgoi xhaxhallarët e vajzës për ta marrë te një kafene pranë shkollës, qoftë edhe me dhunë.

Një nga xhaxhallarët është asambleist i PDK-së në këtë Komunë.

Mendoni se nëna do donte të ushtronte dhunë mbi vajzën? Nëse PO, është problem i sistemit që edhe ajo u mësua njëlloj, e kaloi jetën në dhunë.

E nëse JO, prapë problem i sistemit, që nuk ia shpjeguan që nëse vajza nuk i shkonte në shkollë, nëna duhet ta dërgonte gjithkund tjetër, te psikologu, apo kudo tjetër, e jo t’i niste disa bisha për të ushtruar dhunë ndaj saj.

Dhunën mos e arsyetoni.

Vetëm po tregoni që të tillë jeni edhe vetë. Duhet reaguar. Nesër njëlloj do ju ndodh edhe juve, apo fëmijëve tuaj.

Dhuna nuk sjell asgjë të mirë. Gjeni mënyra tjera, tash secili është i shkolluar.

Kjo 16 vjeçare është vetëm një nga qindra raste në Kosovë. Ngriteni zërin. Kundërshtojeni dhunën.

Rrisni breza të shëndoshë!

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top