Kuriozitete
Pasi i vdiq gruaja, ky burrë rikrijoi fotot e martesës me vajzën e tij
Ben dhe Ali Nunery u martuan më 2009. Si shumë çifte të tjera, edhe këta bënë disa fotografi martese në shtëpinë e tyre të re.
Por për fat të keq, jeta e tyre e lumtur nuk zgjati aq shumë. Ali vdiq nga kanceri në mushkëri më 2011, duke lënë prapa burrin dhe vajzën e saj të vogël Olivia.
Dy vite më vonë, familja vendosi ta shiste shtëpinë dhe të shkonte diku tjetër. Por para se të shkonin, Ben dhe vajza e tij vendosën t’i rikrijojnë fotot e martesës së bashku në përkujtim të Ali, transmeton Gazeta Express.
“Desha që t’ju tregoj njerëzve përmes këtyre fotografive se edhe pse e humba gruan, kjo nuk ishte historia e tërë – kjo ishte gjithashtu një histori e dashurisë, dhimbjes dhe humbjes”, tha Ben.
Ne vendosëm që këtë histori të dashurisë dhe humbjes ta ndajmë me ju. Fotografitë mund t’i shihni më poshtë: