Kuriozitete
U kënaqa me grua të martuar…
Dua t’u tregoj edhe unë një pjesë të historisë sime, për lexuesit e portalit tuaj, meqë mendoj se ia vlen…
Ishte ora 2 pas mesnate. Teksa shikoja se a mund të ishte ndokush në “chat”, hasa në një “nick” me emrin “gruaja”. Pasi e përshëndeta me mirëmbrëma, i thash se a ishte e pëlqimit që të komunikonim. Ajo ma ktheu menjëherë: “Jam për bisedë, lirisht më shkruaj!”.
Fillova t’i tregoj kush jam, nga jam, ç’moshë kam e të tjera, që mendoja se do i hynin në punë të më njihte sadopak. Pasi i tregova për historinë time, ajo filloi t’më tregonte, po ashtu, për historinë e jetës së saj… Më tha se ishte grua e martuar dhe se burri i saj kishte kohë që jetonte jashtë Kosovës. Më tha se ishte nënë e një fëmije…
Pasi biseduam e biseduam, më në fund, mora guximin e i thash se a ishte për një lidhje të fshehtë jashtëmartesore, sekrete, e që do e dinim vetëm unë e ajo…
“Nëse gjithçka mbetet mes nesh, sekrete, pse jo?!”, ma ktheu.
Pastaj, pa e zgjatur shumë, ma dha numrin e telefonit të saj dhe tha se mund ta thërras menjëherë që të verifikohej se ishte ajo e jo dikush tjetër…
E thirra. U paraqit ajo. Ia dëgjuam zërin njëri-tjetrit dhe filluam të bisedojmë. Në bisedë e sipër më tha se a dëshiron të më njohësh më për së afërmi.
“A po vjen sonte të takohemi, të njihemi?”, më tha.
Isha larg saj 30 kilometra dhe, thënë të drejtën, mendoja se gjithë ajo rrugë mund të jetë ndonjë provokim i mundshëm.
I thash a del vetë apo me ndokënd tjetër. Më tha se do dal vetë, natyrisht. Më tregoi se në banesë jeton vetëm me fëmijën e saj, e që ishte vetëm dy vjeç.
I thash se mos po vjen kush e vaj halli për mua, kurse ajo as që më la ta përfundoja mendimin, duke më thënë të mos brengosem për atë gjë…
Të dy u ngjitëm shkallëve përpjetë. Kur hymë në banesë, shpejt e shpejt e mbylli derën me çelës. U ula në shtrat dhe ma afroi një pije. Por, as që priti ta përfundoja pijen dhe m’u afrua afër, ngjitas me trupin tim. Filluam të puthemi… pastaj filluam të zhvishemi… Unë i hoqa veshjet e mia e ajo të vetat…
Filluam edhe me seks. Ishte përmalluar për seks… Një gjë e tillë vërehej haptas te ajo…
Të shtrirë në shtratin e saj qëndruam deri pak para se drita të dalë. Gati nja katër orë…
Para se të zdritej ika nga banesa e saj dhe u ktheva në shtëpi, i lodhur tej mase, por i kënaqur me atë që ndodhi…
Dhe, mbrëmje të tilla si ajo e asaj nate kemi pasur edhe herë të tjera, sepse lidhja jonë zgjati disa muaj, teksa ajo u largua nga Kosova dhe u bashkua me burrë.
Mirëpo, lidhja jonë nuk u ndërpre asnjëherë, edhe pse shihemi rrallë, kur vjen në Kosovë…
Por, kohëve të fundit po më thotë se dëshiron seks në tresh: ajo, unë e burri i saj…
Mund të jetë ndonjë provokim, apo…
Si mendoni ju?
Lexuesi juaj, D