Showbiz
Si me vizore, fundet e Brigitte Macron ndalojnë në këtë gjatësi (Foto)
Brigitte Macron, një nga Zonjat e Para më të diskutuara të Francës, edhe pse kundërshtohet nga të gjitha anët ka vendosur të vazhdojë rrugën e saj.
Ajo vijon me vizita e takime dhe gjithmonë shfaq një figurë elegante të veshur gjithë shije.
Linjat e holla të Brigitte kanë rënë në sy paralelisht me diferencën e saj në moshë me Presidentin e Francës dhe ajo di si t’i vërë në pah.
Pantallonat e ngushta ose fustanet dhe fundet e shkurtër janë zgjedhja e saj në të gjitha aktivitetet ku merr pjesë.
Megjithatë duhet thënë që gjatësia e fundeve ka një kufi, duket sikur që nga dita kur bashkëshorti i saj u zgjodh President nuk e kalon.
Është çështje moshe, statusi, por mbi të gjitha elegance.
Fundet dhe fustanet e saj mund të quhen mini, por ato janë gjithmonë vetëm pak centimetra mbi gju, siç mund ta shihni dhe vetë.