Showbiz
Detaji nga dasma e Getit dhe Marinës që nuk u pëlqeu njerëzve (Foto)
Ftesa e martesës së Marina Vjollës dhe Getoarit është shumë e bukur dhe e veçantë, por njerëzve u ka bërë përshtypje një detaj. Sipas disa komentuesve në foton që publikoi motra e nuses, Luana, emri i këngëtarit është vendosur përpara atij të moderatores.
Në fakt vërejtjen e bëri e para Ornela Bregu, e cila ndërsa uronte Luanën për të motrën duke i komentuar tek fotoja e ftesës që ajo publikoi në “Instagram”, shtoi se do t’i kishte pëlqyer më shumë sikur emri i Marinës të ishte vënë përpara atij të Getoarit.
“Të trashëgohen! Urimet më të mira nga unë!”, shkruan Bregu në komentin e saj, “P.S: Do të më pëlqente të ishte emri i Marinës përpara.”
Por mendimi i Ornelës gjeti mbështetës. Njerëzit nisën të shkruanin se u kishte bërë përshtypje ky detaj dhe se për një arsye apo një tjetër, emri i Marinës duhej i pari.
“Edhe unë e mendova këtë sapo pashë ftesën”, shkruan dikush. Një tjetër mendon se emri i gruas duhet i pari sepse “zonjave” u jepet prioritet për mirësjellje.
“Ashtu siç zonjave u shërbehet vera të parave, ashtu do të kishte qenë bukur edhe emri i Marinës i pari.”
Por normale ka edhe nga ata që mendojnë se kjo renditje është e drejtë, sepse burri është “i zoti shtëpisë”:
“Epo, të zotit të shtëpisë i takon sipas traditës, Marina e përfaqëson veten kudo me mirësinë e saj, apo jo.”
Sidoqoftë, më 10 shtator Marina dhe Getoari, apo Getoari dhe Marina, do të kurorëzojnë dashurinë e tyre në martesë, në kompleksin “Lura” te Gjiri i Lalzit. Pas dy vite spekulimesh nëse do të martohen apo jo, ata më në fund e morën vendimin.