Showbiz
Ja si po duken sonte familja e Medës (Foto)
Përderisa ka festë në familjen e Mehedin Përgjeqajt (Medës), nuk ka si të mungojë edhe bukuria, shkruan Gazeta Blic.
Bashkëshortja e Medës, Lulja në këtë mbrëmje duket të jetë kujdesur goxha shumë për veten e saj.
Ajo shihet të ketë veshur një fustan ngjyrë vishnje, me disa aksesor të vegjël vezullues të cilët e bëjnë atë të duket më glamuroze, shkruan Gazeta Blic.
Edhe Meda duket si një zotëri i vërtetë me kostumin e tij të zi e me këmishë të bardhë, teksa e tregon edhe aftësinë e të qenit një baba shembullor ku edhe po e mban foshnjën e vogël në prehër.
Dy djemtë e tij që janë bërë synet, shihet të jenë veshur me rrobat e synetisë, ndërsa vajza shihet afër nënës së saj duke buzëqeshur me të madhe.