Kuriozitete
Njihuni me kinezen e cila është në muajin e 17-të të shtatzënisë! (Foto)
Kinezja Wang Chi nga qyteti Tiyanping në provincën Hunan, pretendon se është dashur të lind foshnjën më 15 nëntor të vitit 2015, por sot është 18 gushti dhe ajo vazhdon të jetë shtatzënë.
Siç është raportuar nga mediat lokale, ajo kishte mbetur shtatzënë në muajin shkurt të vitit të kaluar, dhe kishte filluar të brengoset paksa kur data e paraparë e lindjes i kishte kaluar, transmeton Telegrafi.
Që atëherë, ajo çdo javë udhëton për t’u kontrolluar në spital, dhe deri më tani ajo është kontrolluar mbi 30 herë, duke i’u rritur shpenzimet spitalore në vlerë prej 10.00 juan.
Në muajin e 14 të shtatzënisë, mjekët i kishin thënë se nuk munden ta fusin në sallë për t’iu nënshtruar prerjes cezariane, për shkak se fetusi nuk ishte pjekur sa duhet.
“People Daily” raporton se Wang do të duhej të hynte në librin e rekordeve Guinnesss, për faktin se deri më tani këtë rekord e ka mbajtur amerikania Beulah Hunter, e cila kishte lindur foshnjën në vitin 1945 pas plotë 375 ditëve të shtatzënisë, kurse Wang është shtatzënë tash e 517 ditë.
Megjithatë, zyrtarët e librit Guiness nuk e kanë konfirmuar “rekordin botëror”, kurse mjekët nuk janë duke i besuar asaj. Ndërsa gazetarët e “Changsha Evening News” kanë pyetur për këtë rast në spital, ku një mjek u ka thënë se diçka e tillë është e “pamundur”, derisa një tjetër ka deklaruar se spitali ka kërkuar nga ajo që t’i nënshtrohet kontrollit me ultrazë, gjë që ajo kishte refuzuar, transmeton Telegrafi.
“I kam kontrolluar rezultatet mjekësore, ndoshta ajo është në javën e 38-të të shtatzënisë dhe se gjithçka po duket normale. Nuk ka asnjë dëshmi mjekësore që ajo është në muajin e 17 të shtatzënisë”, ka deklaruar një gjinekolog.
Wang nuk posedon kurrfarë dokumenti që kishte kryer ndonjë analizë në fillim të shtatzënisë, kurse lejen për lindje e kishte kërkuar në nëntor të vitit të kaluar.
Megjithatë, Wang pretendon se gjatë shtatzënisë ka shtuar mbi 30 kilogramë dhe se aktualisht i ka plotë 78 kilogramë. Thuhet se foshnja peshon afro 3.8 kilogramë. Por është interesant fakti se ajo ka deklaruar se në muajin e 18-të do t’i nënshtrohet prerjes cezariane për ta sjellë në jetë foshnjën.