Showbiz
Këtë bukuroshe e kanë “lodh” ofertat për punë (Foto)
“Të gjithë po duan të punojnë me mua!”. Kështu thotë Megan McKenna e cila ka thënë se dyert e saj po hapen pasi aty ka trokitur Taylor Swift, e cila po prin me hitin e saj në top listën e iTunes.
Ajo është duke pasur një sukses fenomenal në karrierën e saj muzikore, pasi që atë e dëshirojnë P!nk dhe Taylor Swift, e ajo ka realizuar dy videoklipe së fundmi.
Ylli i “Towie” Megan McKenna ka treguar se rritja e saj në botën e showbizzit dhe dëshira e emrave të mëdhenj për të punuar më të ka bërë që ajo të jetë e kërkuar nga shumë producentë nga këngëtarë të tjerë të skenës së sotme.
“Që nga koha kur e kam bërë këngën time jam kontaktuar nga shumë producentë e këngëtarë të cilët dëshirojnë që të punojnë më mua”, ka thënë Megan për MailOnline