Connect with us

12-vjeçarja memece, letër prekëse: Mësuesja më fyente

Kuriozitete

12-vjeçarja memece, letër prekëse: Mësuesja më fyente

Shkolla fillore është momenti kur fëmijët mësojnë të inkurajohen por për Kaitlyn Evans, eksperienca e saj e parë në klasë ishte shumë larg asaj pozitives.

12-vjeçarja nga Melbourne rregullisht ishte kritikuar nga mësuesja madje ajo i kishte thënë që as familja e saj nuk e donte për mënyrën se si kishte vepruar.

Por ajo tani ka reflektuar në luftën e saj me shkollën, shkroi një letër prekëse, për të rritur ndërgjegjësimin në lidhje me këtë sindromë, për “Ditën e Letrës së Kuqe”, një ditë që shërben për njohjen e disleksisë. “Kur nisa shkollën, ishte një vendi i ndritshëm dhe isha shumë e lumtur, por me kalimin e kohës ajo u bë gjithnjë e më e vështirë dhe unë nuk e dija arsyen”, shkruan Kaitlyn në Letrën e Kuqe.

“I thashë vetes që jam dembele, nuk jam mjaft e mirë. Jam memece dhe kam nevojë që të punoj shumë. Mendoja se kjo ishte e vërtetë kështu që nisa t’i thosha vetes këto gjëra të tmerrshme”, vijon vogëlushja të flasë për eksperiencën e saj. Por jo vetëm Kaitlyn shkroi eksperiencën e saj në lidhje me disleksinë, kështu që ajo krijoi n video për të rritur ndërgjegjësimin tek njerëzit e tjerë. Duke e postuar në internet, ajo shpreson se fëmijët e tjerë nuk do të gjykojnë veten dhe i lutet Ministrisë së Arsimit që ta dëgjojë mesazhin
Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top