Connect with us

Femrat preferojnë gjithmonë e më shumë metodën ‘nxirre para se…’

Kuriozitete

Femrat preferojnë gjithmonë e më shumë metodën ‘nxirre para se…’

Në shumë mënyra, viti 2016 është jashtëzakonisht i mirë për ato femra që duan të mbajnë nën kontroll mundësinë që të ngelen shtatzënë.

Por edhe pse metodat kontraceptive janë të shumta dhe mjaft efektive, HuffPost raporton se shumë femra në SHBA vazhdojnë me metodën e vjetër “nxirre para se të derdhësh”.

Dhe janë jo pak, por 60 përqind të femrave që thonë se e aplikojnë këtë metodë me partnerin.

Por pavarësisht se është një metodë shumë popullore, edukatorët e seksit vazhdojnë të bëjnë thirrje që të mos aplikohet si metodë kontraceptive.

Sipas tyre, ajo është jo vetëm e papërgjegjshme, por edhe e dalë jashtë mode.

Rachel, 26 vjeç, që e aplikon me partnerin, thotë se ndjehet në siklet nga të tilla paragjykime.

“Nuk e di pse ata janë kundër metodës ‘nxirre para se…’,” thotë ajo.

Për habi, të dhënat sugjerojnë se metoda ‘nxirre para se ta derdhësh’ është shumë efektive në parandalimin e shtatzënisë.

Studimi thotë se prezervativët dështojnë në 3 përqind të rasteve për të ndaluar një shtatzëni, kurse metoda ‘nxirre para se të derdhësh’ dështon në 4 përqind të rasteve.

Por kjo metodë nuk funksionon në parandalimin e sëmundjeve seksualisht të transmetueshme.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top