Kuriozitete
“Si guxon të më kundërshtosh?” Çifti sherr në studio, zbardhet arsyeja e historisë prekëse
Adriana dhe Alfredi vijnë nga Vlora në seancën e parë të ndërmjetësimit në sezonin e ri të rubrikës “Shihemi në gjyq”, nga Eni Çobani, pasi Adriana do të divorcohet.
“Historia e jetës time nuk është e shkurtër“, nis Adriana, shumë e prekur emocionalisht, shpjegimin se përse dëshiron t’i japë fund martesës së saj 25 – vjeçare me Alfredin. Ata shkuan emigrantë në Greqi, por u rikthyen dhe menduan të jetojnë të dy në shtëpi me qira. Problemet nisën kur katër vëllezërit e Alfredit menduan të krijojnë një shoqëri të përbashkët në vitin 1993.
Adriana – Ne hodhëm shumën më të madhe të parave. Ne investuam më shumë dhe fitimet ndaheshin të barabarta. Në përfundim nuk shikonim sesa ishin këto, nuk di se sa para fitoheshin në ditë, në javë, në muaj dhe në vite që vazhduam. Flisnin që fitonim, por unë nuk shikoja asgjë në dorë, asnjë lekë nuk më hynte në dorë. Do i merrja leje nga kunati që të merrja lekët e mia.
Alfredi – Dëgjo këtu! Si mund të shikojë paratë në dorë kur punoja unë dhe i mbaja unë llogaritë me vëllezërit? Tani ashtu e vendosëm në fillim.
Adriana – Po ti i shikoje?
Alfredi – Jo!
Adriana – Atëherë përse më ndërpret?
Alfredi – Më vonë dolën këto kontradita, jo që në fillim.
Adriana – Ti s’kapje lekë me dorë për vete , si guxon e kundërshton?
Adriana tregon se nga kjo shoqëri nuk ka marrë asnjë lekë pa firmën e njërit prej kunetërve. Ndërsa Alfredi shpjegon se ata e krijuan shoqërinë me mirëbesim, pra pa dokumentacionin e nevojshëm dhe se paratë e fituara i mbante një prej vëllezërve të tij në shtëpi. Ky person bënte llogaritë, por kurrë nuk iu tregonte sesa fitonin dhe nuk ua jepte, vetëm atëherë kur ata kishin nevojë.
Nuk i them dot as burri se unë kam ardhur këtu ta ndaj. Kam ardhur të ndaj shapin nga sheqeri. Nuk dua më unë! Ti shko, ik zgjidhe me vëllezërit e tu, bëj çfarë të duash! Tani dëgjo këmboren time!”, shprehet Adriana.
Por Alfredi nuk pranon të ndahen sepse thotë që përgjegjësinë e të gjithës e mban ai dhe se Adriana nuk mund ta lejë vetëm e vetëm se besoi te vëllezërit e tij.
Alfredi – Lamë një nga vëllezërit me mirëbesim, por me kalimin e kohës shikoja që bëheshin shumë padrejtësi. Kjo shoqëri ka vazhduar deri në ’97 që ika unë, pra 4 vjet.
Adriana – Nuk e duroj dot. Do flasësh siç është për të folur apo çfarë? Ngrije zërin
Alfredi – Atij që i besuam, filloi u bë komandant dhe nuk lejonte më … I bënte ai llogaritë, i bënte ai të gjitha. Kur kërkoja unë të drejtën time, më mbysnin, bëheshin të tre e më thonin: ‘Çfarë kërkon ti? Pse ke dyshime te ne?’ Si mund të mos kisha dyshim unë me gjithë ato para, se ndgritëm një firmë të madhe me materiale ndërtimi.
Adriana – Na varrosën të gjallë!
Eni Çobani thotë se problemi qëndron që në fillim sepse nga kjo tregti nuk është dokumentuar asgjë, duke e bërë në këtë mënyrë një shoqëri fantazëm. Ajo gjithashtu i kujton Alfredit se Adriana e ka sjellë aty sepse do të ndahen, ndaj duhet të mendojë argumente bindëse për t’i ndryshuar mendjen dhe jo të tregojë “burrërinë e tij”.
Alfredi – Kjo nuk mund ta bëjë!
Adriana – Pse më detyron ti të mos e bëj? Kush je ti?
Alfredi – Po sm’mund ta bësh se kemi familje, kemi fëmijë. Unë të kam mbajtur mirë, të jam sjellur mirë.
Adriana – Kam mbajtur veten unë!
Alfredi – S’po t’i hedh poshtë. Kam qenë unë ai që kam punuar 24 orë.
Adriana – Po mirë ke bërë ore! Ke mbajtur familjen tënde.
Alfredi – Po, por jo të më ndash ti mua për këto!
Adriana rrëfen se me paratë e fituara nga biznesi blenë një tokë, e cila u vendos në emrin e vëllait të madh, Arben Luha sepse sipas tij nuk mund të shkruheshin 4 emra për një tokë. Aty është ndërtuar një vilë 4 – katëshe dhe”pronari” i tokës, Arbeni i dhuroi dy kate të pasurisë së përbashkët dy vëllezërve të tjerë, duke e lënë Alfredin pa gjë.
Pra në këtë seancë ndërmjetësimi kemi dy probleme që i bashkon vetëm një gjë, mungesa e dokumentacionit. Nëse shoqëria dhe toka do të kishin dokumentacionin e nevojshëm, sot kjo familje nuk do të ishte në prag të ndarjes.
Eni Çobani kërkon ndërhyrjen e institucioneve përkatëse për të kuptuar të vërtetën se si kanë vepruar shoqëritë tregtare në atë periudhë. Ajo thekson se nëse nuk gjendet një zgjidhje vëllazërore, do të gjendet zgjidhje ligjore.
Adriana i jep dorën Alfredit, duke thënë se e bën vetëm sepse nuk i pëlqejnë armiqësitë me askënd, por kësaj çështjeje do t’i shkojë deri në fund.
Po luftoi me mua, të bëhet bashkë me mua që të vejë të kërkojë te vëllezërit, unë nuk e ndaj se e kam babain e fëmijës. Por nëqoftëse vazhdon: ‘Nuk ke punë ti të flasësh’ , unë nuk kthehem mbrapa, nuk bëj shaka.”
Alfredi pranon që ka refuzuar ndihmën e Adrianës dhe fajësinë për gjithçka çfarë ka ndodhur, por premton se sëbashku me bashkëshorten e tij do t’ia dalin.
Seanca e parë e ndërmjetësimit të sezonit të ri të rubrikës “Shihemi në gjyq” përfundoi me sukses, duke ribashkuar Adrianën me Alfredin. /tvklan