Connect with us

Në Gjenevë, eurot rrjedhin edhe nëpër guaca të tualeteve

Kuriozitete

Në Gjenevë, eurot rrjedhin edhe nëpër guaca të tualeteve

Dhjetë mijë euro janë hedhur në guacë të tualetit të bankës zvicerane UBS në Gjenevë, dhe restoranteve që ishin përreth bankës, shkruan Guardian.

Hetuesit zviceran besojnë se shuma e majme e parave, që kishte bllokuar gypat e kanalizimit të bankës dhe tre restoranteve përreth, ishin nga një kasafortë private e një banke zvicerane, kurse këtë kasafortë e përdorte një spanjolle e paemëruar, transmeton Telegrafi.

Avokati i saj ishte paraqitur në stacionin policor, për të mbuluar shpenzimet e punimeve në tualetet e bankës UBS dhe tre restoranteve, por nuk kishte shpjeguar se pse paratë ishin hedhur në guacat e tualeteve.

Dëmet e shkaktuara nga bllokimi i gypave të kanalizimit kapin shumën e mijëra frangave zvicerane.

Policia fillimisht ishte informuar nga kamerieri i picerisë “du Molard”, kur stafi i kësaj picerie e kishte kuptuar që guacat e tualetit të meshkujve ishin bllokuar nga kartëmonedhave 500 euroshe, që kishin përfunduar në gypat e kanalizimit.

Shkatërrimi i kartëmonedha në Zvicër nuk përbën shkelje të ligjit, por hetuesit në Gjenevë janë duke hetuar rastin për shkak të rrethanave të dyshimta.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top