Connect with us

Burri e braktisi pasi u paralizua, por nënës së 4 femijëve i vjen fati…

Kuriozitete

Burri e braktisi pasi u paralizua, por nënës së 4 femijëve i vjen fati…

Një nënë e katër fëmijëve dy vite më parë pësoi një paralizë të këmbëve pas një goditjeje që mori në shpinë.

Ndërsa ishte ende në spital dhe mjekët nuk i jepni shpresa se do të ecte sërish, bashkëshorti i saj me të cilin kishte 14 vite martesë, i kërkoi të divorcoheshin.

37-vjeçarja Riona Kelly, nga Anglia, ka treguar se ai ishte çasti që e rrënoi edhe më shumë, megjithatë e gjeti forcën dhe vazhdoi jetën së bashku me fëmijët e saj.

Pas një lajmërimi në Facebook ku kërkonte një trajner personal për ta ndihmuar të ushtronte këmbët, ajo ra në kontakt me Keith Mason.

Kaluan rreth 6 muaj dhe ajo arriti që të ngrihej sërish në këmbë, me ndihmën e patericave dhe karriges me rrota kur i duhej të lëvizte më distanca të largëta, por megjithatë ajo mund të ecte dhe të kishte një rutinë të përditshme në shtëpi.

E jo vetëm kaq, por gjatë kohës që Keith e ndihmonte, ata ranë në dashuri dhe tashme prej 11 muajsh jetojnë të lumtur në një shtëpi, së bashku me vajzën nga martesa e 35-vjeçarit dhe 4 fëmijët e Rionës.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top