Connect with us

Me lot në sy dhe plotë inat, “shpërthejnë” fqinjët e Egit: Tragjedia mund të ishte evituar

Kuriozitete

Me lot në sy dhe plotë inat, “shpërthejnë” fqinjët e Egit: Tragjedia mund të ishte evituar

“Është një tragjedi. Nuk mund ta shpjegojmë. Nuk ka fjalë. I gjithë vendi është në zi pas një tragjedie të tillë”, – ka thënë mbrëmjen e djeshme Mauro Brunetti, zv.kryebashkiak i Flero, në Itali, i cili ka shkuar menjëherë në banesën ku vogëlushja Egi Zikaj humbi jetën pasi u copëtua nga dy pitbullë.

Lot dhe inat për një situatë të tillë, e cila, të paktën sipas fqinjëve, mund të ishte evituar. Dy qentë pitbull që shqyen Egin, i njihnin të gjithë në zonën ku jetonin. Ishin të ëmbël dhe shumë të afrueshëm kur lëviznin nën kujdesin e të zotit, i cili i mbante thuajse përherë të lidhur me zinxhirë, si dhe të paparashikueshëm e të rrezikshëm kur arrinin të shpëtonin nga litarët.

Sipas dëshmisë së një prej fqinjëve, kjo tragjedi mund të ishte parandaluar, pasi rreth dy javë më parë, ai kishte kërkuar ndihmën e policëve, duke qenë se çifti i pitbullëve kishte sulmuar një grua, e cila po ecte në trotuar.

Për mediat italiane, fqinji i Egit shprehet:

Kemi sinjalizuar në polici, por më kot. Të gjithë ankoheshin por askush nuk i dëgjoi denoncimet tona. Ata qen ishin një shqetësim për të gjithë pasi acaroheshin e tërboheshin shumë shpesh”.

Nga ana tjetër, policia italiane bën me dije se nuk ka asnjë denoncim për sulm apo probleme të tjera që mund të kishin shkaktuar kafshët. Sipas tyre, dëmi i vetëm dhe më i madh që kanë shkaktuar dy pitbullët, të cilët janë nën kujdesin e babait të Egit, është ngjarja e rëndë e ndodhur ditën e djeshme.

Plotë inat dhe me lot në sy, fqinjët shtojnë:

Duhej të ndodhte kjo tragjedi përpara se dikush të ndërhynte. Nuk ishte aspak e përshtatshme t’i mbaje në një hapësirë prej 20 metrash katrorë. Qentë ishin mësuar keq, ndaj lehnin gjatë gjithë kohës dhe ia mbathnin sa herë që u jepej mundësia”.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top