Kuriozitete
Policët futen me këpucë në xhami, përballen me besimtarë të zemëruar myslimanë
Besimtarët myslimanë iu kanë kundërvënë me zemërim oficerëve të policisë, të cilët janë futur në xhami pa i zbathur këpucët së pari.
Policia ka thënë se është thirrur në xhaminë “Townfiled” në High Wycombe, Buckinghamshire, pas disa informacioneve për një zënkë, transmeton Express. Por, oficerët e kanë gjetur veten të ngatërruar me besimtarët pasi nuk i kanë zbathur këpucët para se të futeshin brenda në xhami, transmeton Express.
Pamje të publikuar nga kjo xhami i shfaqin oficerët dhe oficeret e policisë duke u futur në xhami me këpucë, në kundërshtim me zakonin islamik për zbathjen e tyre.
Një prej besimtarëve dëgjohet duke bërtitur “nxirrni jashtë”. /Express/
https://www.youtube.com/watch?v=-6vln-usZj0