Kuriozitete
“Të lutem nënë lërmë të iki nga kjo jetë qeni”, ngjarja që tronditi Shkodrën. 15-vjeçari përlot qytetarët
Janë me dhjetra e qindra personat që tentojnë të largohen nga Shqipëria, për të kërkuar azil në vendet e BE, për një jetë më të mirë. Qytetarët shkodranë janë bërë dëshmitarë të një ngjarje rrënqethëse, ku një i mitur kërkonte të largohej nga vendi, por nëna e tij e luste për të qëndruar. Historia është rrëfyer për “ShkodraNews”.
“Kena pa gazep me sy ku nisen këto 6 vendëshat për në Gjermani. Shqiptarët po vuajnë për bukën e gojës e ndaj po ikin me kërku azil ku të munden. Jetoj pas Radio Shkodrës e dëgjova ulërima jashtë. Një grua që qante me za të lartë, e kapte një djalë adoleshent prej bluze. Mendova se tentativë vjedhje, e dolëm poshtë. Ajo i thoshte: Shpirtin e gjyshes mos ik se s’të sheh nana ma.
Mos më vrit përsëgjalli. Do bajmë si kena ba nan, veç mos më ik drita e syve se të ndodh gja e keqe ti je veç 15 vjeç. Djali si itesh e kam para syve e me treçerekshme bezhë i binin lotët lëshoi çantën që për zoten a kishte a s’kishte brenda dy gjana dhe përqafonte të amen dhe i thoshte: Më lër të iki nan, iki për azil se kam dëgju shokët që kanë ikur. Se po jetojmë si qeni, pa shpi jena, as bukë s’kena. Qaj ai, qaj gruaja. Nisëm dhe ne për zoten me qa. I morëm i ulëm të dy në kafe edhe gruaja tha se as në shtet e as në shoqata s’ka gjet mbështetje.
Burrin e ka të paaftë për punë, siç tha ajo, dhe me dy djemtë janë vec me qera e veç me punën e saj 150 mijë lekëshe. Djali shkretë aq i edukum thoshte që do ikte në Gjermani e do i thoshte atje jam jetim, ma mirë më vrisni se t’më ktheni. Aq jena prek. Lekët e rrugës i kishte marr një shoku që mesa kuptova i kishte ndihmu përherë familjarisht. E ama tha e ruaj përditë mos më ikën se e ka nda mendjen. I ndihmuam sa mundem, por shteti duhet me ba diçka për këto njerëz”, shkruan burri.