Kuriozitete
Si u përvëluan të gjallë trinjakët në Durrës, nëna: I lashë në shtëpi, kur erdha…
Tre fëmijë binjakë të moshës 3-vjeçe janë përvëluar ditën e sotme në banesën e tyre. Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 17:30 në Romanat të Durrësit, në një shtëpi private.
Paraprakisht policia dyshon se fëmijët kanë qenë duke luajtur me shkrepëse e më pas mobiliet kanë marrë flakë. Zjarri dyshohet të ketë nisur në dhomën ku qëndronin trinjakët.
Nëna e engjëjve të gjetur të pajetë nga forcat zjarrfikëse bën me dije se ishte larguar për në punë.
Mes lotëve ajo thotë:
Ika shumë larg për në punë. I mbylla vetëm të tre të rrinin bashkë. Kur erdha flakët ishin në majë…
Ende nuk dihen me siguri shkaqet e sakta të zjarrit, ndërsa vijon puna për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje.