Kuriozitete
Zhduket avokati shqiptar, ishte nisur me traget për në Itali
Zhduket avokati shqiptar, ishte nisur me traget për në Itali
Një avokat shqiptar rezulton i humbur që prej datës 2 nëntor. Ai ishte nisur me traget, por nuk kishte zbritur në Bari.
Bëhet fjalë për 54-vjeçarin, Besnik Muço. Ai është denoncuar i humbur nga bashkëshortja e tij, Rajmonda, shkruajnë mediat italiane.
Telefoni i tij rezulton i fikur, ndërsa kërkohet ndihmë për të rënë në gjurmët e tij. Mësohet se ai kishte lënë takim me bashkëshorten e tij, e cila jetonte në Macerata të Italisë.
Ndërkohë, autoritetet kanë nisur nga puna për të zbuluar më shumë rreth kësaj ngjarjeje.
Po hetohen edhe komunikimet e tij ditët e fundit, para se të humbte çdo kontakt. /k.k/noa.al/
www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.