Kuriozitete
Vodafone Greqia njofton largimin e drejtorit të Vodafone Albania dhe zëvendësuesin e tij
Vodafone Greqia njofton largimin e drejtorit të Vodafone Albania dhe zëvendësuesin e tij
Vodafone Greqi njoftoi ndryshime në drejtimin e Vodafone Albania.
Akileas (Achilleas) Kanaris, deri tani, Drejtor për Produktet e Konsumatorit në Vodafone Greqi, do të jetë drejtori i ri i përgjithshëm i Vodafone Albania.
Z.Kanaris zëvendëson në këtë post, drejtorin aktual, Dietlof Mare, i cili e kishte marrë detyrën në prill 2012.
Më herët, prej nëntorit 2007 dhe për 5 vjet, Drejtor i Përgjithshëm i Vodafone Albania, ishte Haris Broumidis.
Vodafone Greece njoftoi se Kanaris e merr detyrën në Janar 2018.
Akileas Kanaris u bë pjesë e Vodafone Greqi në vitin 2009, si përgjegjës për Departamentin e Retail & Channel Development.
Nga viti 2010, mori pozicione të ndryshme në Shitjet dhe Marketingun.
Në vitin 2014, mori postin që mban aktualisht.
Vendin e z.Kanaris, e merr Aris Georgopulos, deri tani, shef i Departamentit “Family & Convergence” në Vodafone Greqi.
Vodafone Albania Sh.A.është pjesë e Vodafone Group Plc – kompani lider në botë në fushën e komunikimeve elektronike. Marka Vodafone renditet si marka e shtatë më e vlerësuar në botë. Sikurse thuhet në faqen e saj zyrtare, Vodafone është i pranishëm në më shumë se 30 vende të botës dhe është partner me rrjete të tjera në mbi 40 vende.
Vodafone u prezantua në tregun shqiptar në Gusht 2001 dhe ka mbi 2 milionë klientë në Shqipëri. /k.e/noa.al/
www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.