Showbiz
10 vite më parë punonte si velinë tek Arditi, ky është ndryshimi i madh i Aurela Hoxhës
Rreth 10 vite më parë Aurela Hoxha ishte një nga vajzat që konkurroi për t’u bërë pjesë e ekranit dhe fitoi mundësinë për të ndenjur pranë Ardit Gjebresë në emisionin “E diela shqiptare”.
Ishte fare e panjohur në atë periudhë, ndërsa sot është shumë e përfolur mediatikisht, edhe për shkak të aparencës së saj. Nuk janë të paktë ata që e akuzojnë për ndërhyrje të shumta estetike në pjesë të ndryshme të trupit, ama ajo ka pranuar që ka rritur vetëm masën e buzëve.
Ndërkohë, fotot e mëposhtme tregojnë fare qartë transformimin dhe ndryshimin e Hoxhës. Tani mollëzat e saj janë rritur, rrumbullakosur, e madje, hunda ka marrë formë tjetër, por edhe rrudhat në pjesën e syve janë zhdukur. Shikojeni vetë për më shumë.