Kuriozitete
Ndahet nga jeta aktori i madh shqiptar, do të mbahet mend për shumë role
Ndahet nga jeta aktori i madh shqiptar, do të mbahet mend për shumë role
Është ndarë nga jeta në moshën 80-vjeçare, aktori i njohur shqiptar, Mërkur Bozgo.
Prej kohësh ai vuante nga një sëmundje e rëndë, e cila i mori jetën aktorit që do të mbahet mend për publikun me rolet e tij të veçanta.
Të shumta kanë qenë rolet që ai ka luajtir në filma dhe teatër.
Mërkur Bozgo ka lindur në 24 Mars të vitit 1937 në qytetin e Gjirokastrës. Në vitin 1961 përfundon studimet e larta në Degën Gjuhë-Letërsi në Universitetin e Tiranës dhe prej këtij viti fillon punën në Estradën e Tiranës deri në vitin 1968.
Pas këtij viti për 7 vjet punon në Televizion dhe që prej vitit 1975 punon si aktor në teatrin Popullor (sot Teatri Kombëtar). Në vitin 1994 del në pension.
Në kinematografi roli i tij i parë do të jetë në kinokomedinë televizive “Estrada në ekran” në vitin 1968. Roli i fundit i aktorit Mërkur Bozgo do jetë ai i hoxhës në filmin “Gjoleka, djali i Abazit” në vitin 2005 perkrah Enxhi Agushi.
Ka interpretuar në disa filma shqiptarë si:
Në fillim të verës (1975)
Punëtori që shënon me shenjë arkën me barut
Emblema e dikurëshme (1979)
Drejtori i muzeut Agimet e stinës së madhe (1981)
z. Ali Tela për violinë (1987)
Andoni Stolat në park (1988)
Drejtori Bolero (1997)
Klienti i Evelines Gjoleka, djali i Abazit (2006)
Seriliali televiziv Komuna e Parisit, Xha Rakua
Bela TV Serial (2011) Babai. /k.k/noa.al/
www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.