Connect with us

Vendosi tritol në banesën e kryetarit të bashkisë, arrestohet autori i dyshuar

Kuriozitete

Vendosi tritol në banesën e kryetarit të bashkisë, arrestohet autori i dyshuar

Vendosi tritol në banesën e kryetarit të bashkisë, arrestohet autori i dyshuar

Një person, i dyshuar si autor i dy ngjarjeve të rënda kriminale, është arrestuar nga policia e Matit.

37-vjeçari, Eltion Daçi, nga Burreli, dyshohet se është autor i dy ngjarjeve me lëndë shpërthyese të ndodhura në qytet, në një hark të shkurtër kohor.

Kapja dhe ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Mat gjatë ditës së djeshme ka vendosur caktimin e masës së sigurimit personal “Arrest me burg “, për veprat penale të cituara.

Ky person dyshohet të jetë autor i ngjarjes së datës 25 tetor 2017 ku është vendosur lëndë plasëse në oborrin e një mobilerie në qytetin e Burrelit, si dhe i ngjarjes së ndodhur në datë 4 nëntor 2017, ku është vendosur lëndë plasëse në shesh pushimin e pallatit në katin e katërt para banesës së kryetarit të bashkisë Mat.

Materialet hetimore do t'i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Mat për hetime të mëtejshme edhe për veprat penale "Shkatërrim i pronës me eksploziv", e "Mbajtje pa leje të lëndëve plasëse". /k.k/noa.al/

www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top