Kuriozitete
Aksidenti në Lushnjë, humb jetën një vajzë e re, policia jep detaje
Aksidenti në Lushnjë, humb jetën një vajzë e re, policia jep detaje
Policia ka dhënë detaje të reja nga aksidenti i frikshëm që ndodhi sot, në aksin rrugor Lushnjë-Berat, nga ku një vajzë e re humbi jetën.
Ngjarja tragjike ndodhi në fshatin Ciflig, ku një gur mermeri ka rënë nga kamioni sipër automjetit “Peugeot”, me targa AA 862 SF, i cili drejtohej nga shtetasi M.I, 29 vjeç, banues në Tiranë.
Brenda makinës së vogël ndodheshin edhe tre persona të tjerë, mes të cilëve një vajzë me inicialet E.I, 24 vjeçe, SH.I, 52 vjeç, dhe V.I, 50 vjeç.
Sis pasojë e rënies së gurit të madh, ka gjetur vdekjen 24-vjeçarja, ndërsa dy pasagjerët e tjerë nuk kanë pësuar lëndime.
Drejtuesi i mjetit të vogël po merr ndihmë mjekësore në spitalin e Lushnjës.
Po ashtu, Eshtë shoqëruar në Komisariatin e Policisë Lushnjë drejtuesi i mjetit tip kamion, shtetasi B.P dhe po kryen veprimet proceduriale. /k.k/noa.al/
www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.