Kuriozitete
Burri dhunon gruan në stacionin e urbanit në Tiranë, “Po i dilte gjak nga goja”
Dhuna në familje nuk tregohet vetëm brenda mureve të shtëpisë, por edhe në rrugë. Një qytetar ka dërguar pranë redaksisë sonë një video, ku ai ka kapur momentet e fundit të një zënke mes një çifti në stacionin e urbanit pranë zonës që njihet si “Stacioni i Trenit” në Tiranë.
Sipas tij, sherri ka zgjatur më shumë, por ai ka kapur vetëm momentet e fundit, ndërsa shprehet se gruas po i dilte gjak nga goja.
“Përshëndetje JOQ! Tek Stacioni i Trenit në Tiranë ka ndodhur kjo zënkë mes këtij çifti. Kjo grua sapo është qëlluar nga bashkëshorti i saj, ndoshta i ka thyer ndonjë dhemb ose i ka çarë buzën sepse gruas po i dilte gjak. Po më bëri përshtypje se përsëri ecën bashkë sepse ai po e kërcënonte akoma gruan e tij që ta qepte gojën”, ka thënë dëshmitari që ka parë sherrin.