Kuriozitete
Pas divorcit me gazetarin e njohur, psikologia martohet me ish-deputetin e PS-së
Pas divorcit me gazetarin e njohur, psikologia martohet me ish-deputetin e PS-së
Dy ditë më parë dy figura të njohura për publikun shqiptar kanë celebruar lidhjen e tyre në martesë, pas divorceve nga partnerët e mëparshëm.
Bëhet fjalë për ish-deputetin e Partisë Socialiste, Taulant Dedja, dhe psikologen dhe folësen e lajmeve, Jeta Toçila.
Taulanti dhe Jeta kanë qenë të martuar më parë por prej disa vitesh i kanë prishur martesat përkatëse, nga të cilat kanë edhe fëmijë.
Ndërsa për bashkëshorten e ish-deputetit nuk dihen detaje, ish-bashkëshorti i psikologes është një figurë e njohur për publikun shqiptar, pikërisht gazetari Armir Shkurti.
Ata kanë qenë të martuar për disa vite, martesë nga e cila kanë edhe një djalë.
Ndërkohë siç raporton “Panorama”, Jeta dhe Taulanti pas martesës do të zhvendosen në Kanada, atje ku jeton prej vitesh ish-deputeti.
Dy personazhet duket se janë njohur para 17 vitesh, në kohën kur Jeta ishte gazetare dhe Taulanti prefekt i Tiranës.
Ata janë ritakuar në kohën kur të dy kishin zgjidhur martesat përkatëse. Lidhja e tyre filloi të bëhej gradualisht publike nga Taulanti, i cili në muajin shtator postoi një foto me Jetën në Facebook, e cila tashmë ka pranuar të marrë mbiemrin e ish-deputetit.
www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.