Kuriozitete
Keni vesin e ngrënies së thonjve? Ja pse ju ndodh kjo
Keni vesin e ngrënies së thonjve? Ja pse ju ndodh kjo
Një studim kanadez i përmbys të gjitha bindjet tona se ngrënia e thonjve mund të vi nga ankthi apo nervozizmi.
Sipas tij ai lidhet me një tjetër shkak dhe ka të bëjë me një tipar të veçantë të personalitetit njerëzor: perfeksionizmi. Perfeksionistët i hanë thonjtë e tyre për të shkarkuar pakënaqësitë e akumuluara.
Duke u bazuar tek të dhënat që u gjetën nga 48 vullnetarë, u shfaq nevoja për të kryer njërën nga këto sjellje në momente të mërzitjes, frustrimit dhe pakënaqësisë dhe individët që janë të prirur më së shumti drejt këtyre gjendjeve shpirtërore janë pikërisht perfeksionistët.
Perfeksionisti tensionohet kur gjërat nuk konkretizohen ashtu siç i kishte para-programuar në mendjen e tij, dhe kjo, mund të ndodhë më shpesh sesa ai është në gjendje ta parashikojë.
Kryerja e këtij veprimi, nuk është tjetër veçse një mënyrë e trupit për të shkarkuar negativitetin e akumuluar. /b.l/noa.al/
www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.